31 Mars 2020

Volejbollistët presin përkrahje më të madhe institucionale

Prishtinë, 15 shkurt - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në vazhdën e takimeve të sotme, priti Nënkryetarin e Federatës Evropiane të Volejbollit, Renato Arena dhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari Abedin Ibrahimi, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretarin Valon Nikqi.

Në takim u diskutua për situatën në të cilën ndodhet sporti i volejbollit në Republikën e Kosovës, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin trepalësh mes MKRS-së, FVK-së dhe mekanizmave ndërkombëtare të volejbollit me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sporti.

Po ashtu, Ministrja Dumoshi, theksoi që plan i saj konkret do të jetë përkrahja e të gjitha sporteve në Kosovë dhe në këtë vazhdimësi edhe bashkëpunimi i ngushtë me Federatën e Volejbollit do të jetë kyç për bashkërendimin e planeve dhe projekteve që do të pasojnë.

Mysafirët e uruan Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe shprehën gjithashtu se presin nga ajo përkrahje e bashkëpunim të madh institucional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)