29 Mars 2024

Vidal gjobitet me 800 mijë euro nga gjykatat gjermane

Mynih, 18 tetor - Mesfushori kilian, Arturo Vidal, i cili la Bayernin e Mynihut në verë, për t’iu bashkuar Barcelonës për shumën e 28 milionë eurove është përballur edhe me një gjobë prej 800 mijë eurosh nga autoritetet gjermane,.

Mesfushori nuk ka gjetur hapësira në formacionin e Valverdes dhe nuk ka ngurruar ta shprehë hapur pakënaqësinë e tij, duke marrë nga pas edhe kritikat e drejtuesve.

Së fundi Vidal është përballur edhe me një gjobë prej 800 mijë eurosh nga autoritetet gjermane, për një incident të ndodhur gjatë kohës kur luante për Bayernin e Mynihut.

Pas ndeshjes me Mainzin, më 16 Shtator të vitit të kaluar, Vidal kishte shkaur në një diskotekë së bashku me të vëllanë e tij, ndërsa më pas u përfshi në një sherr.

Mesfushori kilen goditi me një shishe vodka, njërin prej klientëve të lokalit, me të cilin edhe pati zënkën, ndërsa për këtë gjykatat gjermane e dënuan me gjobë prej 800 mijë eurosh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)