29 Mars 2024

United zgjedh për trajner Ole Gunnar Solskjaer

Manchester, 19 dhjetor - Pas shkarkimit të Jose Mourinho që u festua nga disa lojtarë me Pogba në krye, Manchester United zgjodhi trajner Ole Gunnar Solskjaer, gjë që bëri që të bien menjëherë hipotezat që flisnin për caktimin e Michael Carrick në këtë detyrë.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se tifozët e Manchester United e mësuan lajmin fillimisht nga kryeministrja norvegjeze Erna Solberg që zbuloi gjithçka nëpërmjet një postimi në Titter.

“Sot është një ditë e madhe për futbollin norvegjez. paç fat në stolin e Djajve të Kuq, Solskjaer”, shkruante Erna Solberg në postimin e saj, të cilin e fshiu për ta ripublikuar më vonë pas zyrtarizimit të lajmit nga ana e manchester United nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në këtë komunikatë, Manchester United bëri të ditur se Solskjaer do të marrë menjëherë detyrën e ti dhe do të qëndrojë në drejtimin e skuadrës deri në momentin që klubi të përcaktojë trajnerin e ri. Solskjaer do të ketë si asistentë të tij Mike Phelan, Michael Carrick dhe Kieran McKenna.

Solskjaer ka luajtur me fanelën e Manchester United në periudhën 1996-2007 duke u aktivizuar në 366 ndeshje me 126 gola të shënuara. në vitin 2008 ai u bë trajneri si skuadrës rezervë të Manchester United përpara se të merrte drejtimin e Moldes në Norvegji.

Ndërkaq, drejtuesit e Manchester United po punojnë për gjetjen e trajnerit që do të marrë vendin e Solskjaer sezonin e ardhshëm. për momentin kandidatët kryesorë për t’u ulur në stolin e Djajve të Kuq janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino, ndërkohë që po përmenden edhe emrat e Antonio Contes e Massimiliano Allegrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)