20 Prill 2024

United ofron 105 milionë euro për Bale

Manchester, 28 gusht - Mediat në Britaninë e Madhe bëjnë të ditur se Manchester United i ka prezantuar Realit të Madridit një ofertë zyrtare prej 105 milionë eurosh për Gareth Bale.

Sipas “Daily Star”, klubi anglez, duke parë se Asensio po paraqitet gjithmonë e më mirë me madrilenët, mendon se kjo gjë do e bëjë më të lehtë për Realin që të pranojë ofertën për yllin uellsian.

Për momentin, Zinedine Zidane këmbëngul se Bale është një futbollist që hyn në planet e tij, edhe pse tifozët e Realit e duan gjithmonë e më pak.

Gjithsesi, drejtuesit e United shpresojnë që të ulen në bisedime me Florentino Perez këto ditë dhe të bëjnë goditjen e madhe në merkato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)