19 Prill 2024

United kërkon Eriksen dhe Llorente

Manchester, 7 gusht - Manchester United kërkon të tjera përforcime përpara mbarimit të merkatos së verës duke targetuar dy futbollistët e Tottenham.

Eriksen dhe Llorente janë dy emrat që ‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë ti kalojnë në Old Trafford.

Eriksen nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino që kur ai tha që kërkon sfida të tjera. United e shikon si zëvendësues ideal të Pogbas në qoftë se francezi nuk largohet.

Llorente shikohet si një alternativë mjaft efikase në sulm. 34 vjeçari bëri një sezon të mirë vitin e kaluar me Tottenahm. Ka shumë mundësi që spanjolli të kalojë si lojtar i lirë tek United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)