15 Tetor 2019

United i pagoi Mourinho dëmshpërblim prej 15 milionë paund, për shkarkimin e tij

Manchester, 10 janar - Jose Mourinho është i lirë të kërkojë një skuadër, për të vijuar karrierën e tij si trajner. Manchester United i pagoi 55-vjeçarit një dëmshpërblim prej 15 milionë paund, për shkarkimin e tij përpara përfundimit të kontratës.

Trajneri Mourinho u largua nga drejtimi i “djajve të kuq” më 18 dhjetor, për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës gjatë pjesës së parë të sezonit.

Lajmi për pagesën e dëmshpërblimit të Mourinhos u publikua nga tabloidi britanik “Daily Mail”, që citoi një burim pranë stafit të trajnerit portugez.

“Nuk ka më asnjë problem me kontratën e Jose Mourinhos me Manchester United. Gjithçka është zgjidhur”, theksoi personi që është pranë 55-vjeçarit. “Jose është i lirë të nisë punën me një skuadër tjetër, por ai nuk e ka me ngut. Ai është i qetë dhe do të presë fundin e sezonit, nëse do të jetë e nevojshme”.

Mourinho zgjati kontratën vitin e kaluar me Manchester United, deri në vitin 2020, me opsion rinovimin e saj edhe për një tjetër vit. Ditët e fundit, emri i tij është lidhur me klubet e Realit të Madridit dhe Benficës, por deri në këtë moment nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)