16 Prill 2024

United i ofron dyfishin e pagës Alex Sandro

Manchester, 12 mars - Jose Mourinho do të kërkojë me çdo kusht të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro, duke i dhënë atij një pagë stratosferike.

Manchester United do të investojë te braziliani këtë verë, duke e parë atë si një prej mbrojtësve më të mirë të momentit. Edhe më parë, skuadra britanike e ka përfshirë mbrojtësin e Juves në dëshirat e merkatos. Por, duket se tani janë pjekur kushtet për transferimin e tij.

Juventusi zbuloi pak javë më parë se ka arritur marrëveshjen për Darmian dhe rikthimi në Itali i mbrojtësit lidhet me shumë gjasa me largimin e brazilianit.

Alex Sandro ishte në verë shumë pranë Chelsea, por përfshirja e Manchester United trazoi ujrat. Skuadra nga “Old Trafford” i ka ofruar mbrojtësit një pagë prej 165 mijë eurosh në javë, dyfishin e pagës aktuale, pagë të cilën Juve nuk e përballon dot.

Ndër të tjera, Manchester United e vlerëson futbollistin rreth 80 milionë euro, që duke përfshirë Darmianin, mund të shkojë në 50 milionë euro në arkën e Juves.

Alex Sandro u ble nga Juventusi 3 vjet më parë për shifrën e 25 milionë eurove nga Porto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)