29 Shkurt 2020

United, gati super-oferta për Kumbullan

Manchester, 5 shkurt - Marash Kumbulla ishte një nga emrat më të lakuar në këtë merkato dimri dhe kështu pritet të jetë edhe në verë.

Për qendërmbrojtësin kuqezi do të dëgjojmë shumë deri në ditët e fundit në një kohë kur interesimi për të është i madh.

Inter ka bërë hapa përpara duke vendosur kontakte zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit ndërsa nga ana tjetër Napoli ka gjetur prej kohësh akordin me Verona: 20 milion euro kesh plus 4 të tjerë në formë bonusesh.

Mes Inter dhe Napolit, sëfundmi në mes është futur edhe Manchester United, skuadër e cila e ndjek prej kohësh mbrojtësin kuqezi. Përfaqësues të ekipit britanik kanë qenë të pranishëm në “San Siro” të dielën e shkuar ku kanë ndjekur nga pranë Kumbullën në sfidën kundër Milan.

“Djajtë e kuq” morën konfirmimin e radhës nga Kumbulla dhe janë të gatshëm të hidhen në aksion, sigurisht me një ofertë më të mirën për Veronan, 25 deri në 30 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)