19 Prill 2024

United, gati 200 milion euro për Neymar

Manchester, 27 mars - Te Barcelona bien kambanat e alarmit për Neymarin. Sulmuesi brazilian është vënë në shënjestrën e Manchester United, që kërkon me çdo kusht ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që publikohet tek e përdishmja katalanase “Sport”, “djajtë e kuq” kanë shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e kontratës së 25-vjeçarit me Barcelonën, prej 200 milionë euroh, për ta sjellë atë në “Old Trafford”.

Tashmë përndjekja e klubit anglez ka filluar, duke i ofruar Neymarit mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League, nëpërmjet një kontrate që do të shoqërohet me një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që është dy herë më e lartë nga ajo që ai përfiton në Spanjë.

Nëse ky tyransferim do të realizohet, atëherë Neymar do të bëhet futbollisti më i paguar në kampionatin anglez.

Por në këtë pikë, për Manchester United ka një problem. “Djajtë e kuq” rrezikojnë që të mos hyjnë në zonën e Championsit në kampionatin e sivjetshëm dhe mundësia më e mirë për ta, për t’ia arritur qëllimit, është fitorja e Europa League.

Në rast dështimi në këtë aspekt, Manchester United do të humbasë 30% të të ardhurave nga kontrata me “Adidas”, një humbje që arrin shifrën e 94 milionë eurove. Në rast të kundërt, nëse gjërat shkojnë sipas planeve të Mourinhos dhe “djajtë e kuq” triumfojnë në Europa League, atëherë klubi anglez do të fitojë mjaftueshëm për të nisur tentativat për blerjen e Neymarit, një prej elementëve thelbësorë të së famshmes “MSN” te Barcelona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)