28 Mars 2024

United dhe Chelsea të gatshëm që t’i futen garës për Lewandowskin

Londër, 18 nëntor - Dy gjigantët e Premier Ligës angleze Manchester United dhe Chelsea janë të gatshëm që t’i futen garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich Robert Lewandowski, raporton “Fichajes”.

Raportohet se sulmuesi polak dëshiron një aventurë të re para pensionimit, dhe destinacioni i tij i preferuar thuhet të jetë Premier Liga angleze.

Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në muajin qershor të vitit 2023, dhe vlera e tij momentale nga “Transfermarkt” është 60 milionë euro.

Që nga transferimi i tij nga skuadra e Borussia Dortmundit te Bayern Munich, Lewandowski ka arritur të bëjë 346 paraqitje për “Bavarezët” duke regjistruar 317 gola dhe 67 asistime

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)