20 Prill 2024

Turan largohet nga Barcelona

Barcelonë, 8 shtator - Arda Turan do të luajë dy sezonet e ardhshme i huazuar te Gallatasaraji, skuadër në të cilën është formuar si futbollist.

Mesfushori turk, i cili nuk ka gjetur hapësirë në formacionin e Barcelonës, ka vendosur që të ndryshojë ambient e të kthehet në vendlindje.

Gjithsesi, Arda Turan është ende futbollist i Barcelonës pasi kur të mbyllet periudha e huazimit te Gallatasaraji, turkut do t’i mbetet edhe një vit kontratë me katalanasit.

Barcelona pagoi 40 milionë euro për Arda, i cili u ble nga Atletico Madrid në vitin 2015. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)