20 Prill 2024

Totti jep dorëheqje nga roli i tij si drejtor "Roma"

Romë, 18 qershor - Legjenda e "Romës" Francesco Totti ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si drejtor, duke i dhënë fund lidhjes 30-vjeçare me klubin.

42-vjeçari thotë se ai kurrë nuk ishte përfshirë në vendimmarrjen e vërtetë në klub.

"Kurrë nuk pata rastin të shprehem. Ata kurrë nuk më përfshinë në ndonjë projekt teknik. Në vitin e parë kjo mund të ndodhë."

"Në të dytin e kuptova se çfarë dëshiroja të bëja dhe ne kurrë nuk u mblodhëm bashkë, nuk e ndihmuam njëri-tjetrin, edhe sepse ata i dinin synimet e mia, dëshirën time për t'i dhënë shumë këtij ekipi dhe këtij klubi. Por, të jem i sinqertë, ata kurrë nuk e donin këtë."

Totti e kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale te "Roma" dhe u tërhoq në vitin 2017.

Ai njoftohet se kishte marrëdhënie të këqija me pronarët amerikanë të klubit.

"Roma" u rendit e gjashta në sezonin e fundit dhe nuk arriti të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Ikja e Tottit pason atë të ish-shokut të ekipit Daniele de Rossi, i cili u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar pas 18 vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)