29 Mars 2024

Tottenham dhe Milano në garë për Dzekon

Londër, 5 prill - Përpos Milanit, interesim për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, tani ka filluar të tregojë edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur, për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas The Mirror, ky transferim do të mund të vihej në jetë, përkundër asaj se sulmuesi i Wolfsburgut ka shprehur hapur dëshirën për të kaluar te Milani, duke mos përjashtuar një transferim në Ligën Premier.

Harry Redknapp është duke planifikuar shitjen e Robbie Keane dhe Roman Pavlyuchenkos, në mënyrë që të krijojë hapësirë për boshnjakun.

Sidoqoftë, për të sjellë një sulmues të kalibrit të Dzekos, Tottenhami së pari duhet të sigurojë Ligën e Kampionëve.

Së shpejti në garë për Edin Dzekon pritet të futen Chelsea dhe Manchester City të cilat janë duke e monitoruar situatën që një kohë të gjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)