19 Prill 2024

Taulant Xhaka pranë kalimit në Premier League

Londër, 14 tetor - Granit Xhaka është kthyer në një pikë referimi te skuadra e Arsenalit që prej transferimit të tij të bujshëm në Londër, por brenda pak muajsh, një tjetër lojtar shqiptar me të njëjtin mbiemër mund të debutojë në premier ligën angleze.

Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Taulant Xhaka ka hyrë në kontakte me Newcastle për një kalim potencial në merkaton e janarit.

Skuadra me një histori 125 vjeçare po lufton këtë sezon për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit ishullor, dhe grinta e lojtarit të lindur në Zvicër që luan me kombëtaren shqiptare, pëlqehet shumë nga drejtuesit.

Raportohet se transferimi i mundshëm i një lojtari si Xhaka do rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve.

Trajneri i njohur Rafael benitez i ka kërkuar pronarit Mike Ashley që të finalizojë operacionin me një kosto krejtësisht të përballueshme për një ekip të pasur si ai i Saint Xhejms Park. Skuadra që është pagëzuar me pseudonimin “Qymyrxhinjtë”, e vlerëson Taulant Xhakën rreth 3 milionë Euro, shifër që do ta përfitojë Bazel në rast shitje.

Nëse finalizohet tratativa, Taulant Xhaka do të kalojë në të njëjtin kampionat si vëllai i tij Granit Xhaka, lojtar që militon me përfaqësuesen e Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)