28 Mars 2024

Suso rinovon kontratën me Milanin deri në vitin 2022

Milano, 25 shtator - Talenti spanjoll Suso ka vendosur të rinovojë kontratën që e mban të lidhur me Milanin, duke e zgjatur atë deri në vitin 2022.

Me kontratën e re që lidh spanjollin me Milanin, Suso do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon, ndërsa konfirmohet se kuqezinjtë kanë vendosur edhe një klauzolë të majme, për klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Suso u bë pjesë e Milanit, në vitin 2015, pasi erdhi nga Liverpool, ndërsa në 2016-ën kaloi një aventurë fantastike te Genoa, në huazim. Ai ka luajtur 46 ndeshje për kuqezinjtë, ka shënuar 9 gola dhe shikohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm për të çuar para projektin e Milanit.

“Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj këtu”, deklaroi Suso, pasi firmosi kontratën e re me kuqezinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)