19 Prill 2024

Steven Gerard, golashënuesi më i mirë anglez në Europë

Londër, 28 shkurt - Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, ka “përkëdhelur” kapitenin Steven Gerard për golin në fitoren 3-1 që “Reds” arritën në fushën e Unirea Urzicenit.

Ajo e së enjtes, ishte një natë speciale për 29-vjeçarin: mesfushori udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në Europa League dhe me rrjetën e minutës së 57, ai vulosi golin numër 33 në arenën europiane, duke lënë pas ish-sulmuesin e Njukasëllit, Alan Shirer.

Në këtë mënyrë Gerard është bërë golashënuesi më i mirë anglez në kupat e Europës. “Ky është një klub historik, me shumë rekorde dhe fakti që Stiven ka vendosur një primat individual është shumë i rëndësishëm për të dhe për Liverpulin”, deklaroi trajneri Benitez.

 Ndërkohë, Gerard deklaroi: “Është gjithmonë një ndjesi e bukur kur thyen rekorde, por arritja më e madhe është kualifikimi në Europa League. Natyrisht që kalimi i turit ishte arritja më e madhe e mbrëmjes në Rumani. Kam punuar jashtëzakonisht shumë për t’i shënuar këto gola dhe ndihem mjaft i lumtur”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)