06 Qershor 2020

Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë i shtohet edhe shtatorja e tij

Prishtinë, 14 shkurt - Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e shtatorës pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë përgjegjësinë për realizimin e këtij projekti.

Të gjitha procedurat për realizimin e projektit të do t’i ketë në përgjegjësi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Kujtim Gashi ka theksuar se do të ketë një konkurs publik në lidhje me projektin në fjalë.

“Duke ditur fushëveprimin e ministrisë të cilën unë e udhëheq, me kënaqësi dhe me nderin më të madh, kemi marrë përsipër që të realizojmë një projekt i cili do të vë në kujtesë themelet e një legjende siç ka qenë Fadil Vokrri."

"Shtatorja e cila do të ndërtohet përbri stadiumit do të jetë një kujtim i përhershëm për kontributin e tij. Ky projekt do të jetë një mirënjohje shtetërore për njeriun me të cilin identifikohet futbolli i Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ministri Gashi.

Për detajet e projektit dhe procesin në tërësi MKRS-ja do ta mbajë të informuar opinionin në vazhdimësi ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)