19 Mars 2024

Stadiumi Nacional në Drenas do të jetë më i bukuri në Kosovë dhe Regjion

Drenas, 8 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vizituan lokacionin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës.

Ministri Gashi njoftoi se MKRS-ja ka zhvilluar procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet. Ministri tregoi se janë përzgjedhur gjashtë kompani në rrethin e ngushtë dhe do të merren me këtë proces.

“19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani me renome dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla”, ka shpjeguar ministri.

“Ne së shpejti do të përzgjedhim njërin nga projektet më të mira që do ta hartojnë këto kompani dhe të njëjtin do ta prezantojmë para publikut se si do të duket Stadiumi Kombëtar i cili do të ndërtohet në Komunën e Drenasit”, tha thënë ministri Gashi, duke shtuar se për herë të parë Kosova do të bëhet me një stadium të nivelit të lartë me një kapacitet nga 25 – 30 mijë ulëse dhe do të jetë investimi më i madh i shtetit të Kosovës në infrastrukturën sportive.

Ministri ka falënderuar edhe kryetarin e Kuvendit Veseli dhe atë të Drenasit, Lladrovci, për interesimin dhe gatishmërinë e treguar për jetësimin e këtij projekti kapital, i cili është më i madhi në historinë e Kosovës.

Ndërsa Kryetari Veseli ka falënderuar ministrin Gashi e kryetarin Lladrovci për angazhimin dhe finalizimin e procedurave përgatitëse për nisjen e stadiumit.

“Ky stadium, në këtë vend, i cili do të ndërtohet në Drenas, në qendër të Kosovës, do të jetë një nga stadiumet më të bukura që do ta ketë jo vetëm Republika e Kosovës, por jam shumë i sigurt edhe në regjion do të jetë më i bukuri. Do të jetë një stadium me standardet më të larta dhe në të njëjtën kohë në këtë vend do të shënohet historia”, tha mes tjerash kryeparlamentari duke potencuar faktin se djemtë që do të luajnë në këtë stadium do të shënojnë suksese historike për reprezentacionin e Republikës së Kosovës.

Kryetari Veseli foli edhe për investimet tjera në rrethinën ku do të ndërtohet stadiumi, në mënyrë që të ketë edhe punësim për të rinjtë e të rejat që ata të qëndrojnë në Kosovë.

Ndërsa kryetari Lladrovci tha se Komuna dhe qytetarët e Drenasit e kanë pasur fatin që Stadiumi nacional të ndërtohet në komunën e Dreansit. Ai përmendi bashkëpunimin që ka pasur me MKRS-në dhe ministrin Gashi për zhvillimin dhe kompletimin e procedurave që pronat t’i kalojnë Ministrisë.

Kryetari Lladrovci ofroi tërë mbështetjen e Komunës MKRS-së dhe akterëve tjerë për jetësimin e këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)