25 Prill 2024

Stadiumi i Prishtinës- rreth 70 % e punimeve janë kryer

Prishtinë, 5 maj - Në vazhdën e inspektimit të investimeve të shumta që po realizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpër gjithë Kosovën, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së sportit dhe plotësimit të standardeve ndërkombëtare, ministri Kujtim Shala, i shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka parë sërish punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Prishtinës, që është investimi më i madh i MKRS-së në fushën e sportit deri me tani.

Ministri Kujtim Shala u shpreh shumë i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, dhe shtoi se ky është lajm i jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës, sidomos për kombëtaren, meqë shpejt këtu pritet që te zhvillohen ndeshjet kualifikuese.

Ministri Shala po ashtu u shpreh se pas plotësimit të kritereve të kërkuara nga UEFA, dhe pas punëve shtesë që kanë dalë si rezultat i këtyre kritereve për plotësimin e kategorisë së katërt, punimet tanimë po zhvillohet shumë mirë.

Ndërkaq inxhinieri i firmës kontraktuese u shpreh se po punohet me intensitet të shtuar, dhe sipas tij, deri me tani janë kryer rreth 70 % e punimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)