20 Prill 2024

Sportistët Sahiti, Latifi dhe Haziri, Nderi i Qytetit të Gjilanit

Gjilan, 15 qershor - Komuna e Gjilanit, konkretisht Njësia për Sport, sot ka bërë ndarjen e mirënjohjeve për personalitetet dhe sportistët e dalluara, në prezantimin më të mirë të mundshëm të Gjilanit dhe Kosovës në gara të ndryshme shtetrore, rajonale e ndërkombëtare.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se festa e Ditës së Çlirimit të Gjilanit dhe Kosovës, falë sportistëve, të rinjëve, dhe kuadrove nga fusha të ndryshme bëhet e njohur gjithandej nëpër botë.

“Sportistët e dëshmuar me suksese dhe të gatshëm që ta prezantojnë denjësisht Gjilanin dhe Kosovën, na bëjnë të njohur nëpër botë. Kjo ditë u kushtohet atyre që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit, por u kushtohet me krenari edhe volejbollisteve, dhe sportistëve nga disiplina të ndryshme. Kjo ditë e bardhë, po vazhdon me takimin me sportistët, për të vazhduar edhe me festivalin e këngëve dhe valleve. Sot kemi shpërblyer nxënësit, studentët, bujqit, arsimtarët,  mjekun më të mirë etj, për të vazhduar tani me sportistët”, ka thënë kryetari Haziri.

Sportisti i vitit nga Komuna e Gjilanit në kategorinë e meshkujve është shpallur Elhami Shabani, karateist dhe nga kategoria e femrave, Fortesa Orana, për të vazhduar me shpërndarjen e çmimeve Nderi i Qytetit të Gjilanit, për Muharrem Sahiti, Agim Latifin dhe Ismet Haziri.

Ndërsa juria profesionale, ishte në përbërje, Malazog Hoxha, kryesues, Arben Maliqi, Rifat Shabani, Agim Latifi, Veton Xhemajli, Selami Haziri dhe Afërdita Balaj anëtarë për përzgjedhjen e laureatëve për periudhën qershor 2016 – qershor 2017.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)