28 Mars 2024

Sporti, prioritet i Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë

 Prishtinë, 25 mars - Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), sot zgjedh organet e reja drejtuese për katër vitet e ardhshme. Për këtë, Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut, ka mbajtur punimet nëpërmjet të cilave ka zgjedhur kryetarin dhe organet tjera drejtuese.

Për të përshëndetur delegatët e Asamblesë së KOK-ut dhe për të uruar për mbarëvajtje të punimeve, mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, cili uroi për këtë proces zgjedhor.

Ministri i përgëzoi për punën dhe sukseset e arritura sportistët dhe trajnerët tanë të cilët përkundër faktit që pandemia ka krijuar në situatë të vështirë edhe për sportin edhe aktivitetet sportive, duke kufizuar pjesëmarrjen në gara brenda dhe jashtë vendit, kanë arritur të përfaqësojnë Kosovën në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Ministri Çeku tha se prioritet i ministrisë dhe i Qeverisë së Kosovës do të jetë sporti dhe mbështetja e të gjithë sportistëve, vajza dhe djem, organizatat sportive si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës në garat olimpike.

“Urojë të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar edhe me medalje”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke i falënderuar dhe Majlinda Kelmendin e Driton Kukën për medaljen e fituar në LO Rio 2016, duke e konsideruar se kanë bërë krenar secilin në Kosovë.

“MKRS-ja dhe Qeveria do ta ketë prioritet sportin bazuar në programin e saj me qëllim avancimin dhe zhvillimin e sportit duke modernizuar infrastrukturën, masivizuar sportin nëpërmjet sporti shkollor dhe sportit për të gjithë, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në sport, fuqizimin e aktivitetit sportiv e fizik në ruajtjen e mirëqenies shoqërore”, veçoi tutje ministri.

Ministri Çeku tha se si ministër por edhe MKRS-ja do të bashkëpunojë me udhëheqësinë e re të KOK-ut e cila pritet të dalë pas procesin zgjedhor dhe u uroi suksese kandidatëve për pozitat që garojnë për ciklin e ardhshëm olimpik në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i tanishëm i KOK-ut, Besim Hasani, e falënderoi ministrin Çeku dhe drejtuesit e MKRS-së të cilët për pjesëmarrjen në punimet e asamblesë zgjedhore të KOK-ut.

Hasani në prezantimin e punës së deritashme të KOK-ut, foli për sukseset e sportistëve të Kosovës dhe organizatave sportive, si dhe bashkëpunimin që kanë pasur me MKRS-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)