18 Prill 2024

Sporti edhe më tutje të jetë prioritet i MKRS-së

Prishtinë, 7 shkurt - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutuan për planet dhe bashkëpunimin mes MKRS-së dhe KOK-ut me qëllim të ngritjes së sportit në përgjithësi.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi shprehi gatishmërinë për përkrahjen e vazhdueshme të KOK-ut, me synimin që mbështetja të rritet vit pas viti në mënyrë që të arrihen sa më shumë suksese cilësi në fushën e sportit vendor.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi tha se “Ky vit do të jetë viti i olimpiadës, sepse Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet me shumë sportistë”.

Ndërkaq kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, uroi ministren Dumoshi për marrjen e detyrës së re dhe e falënderoi për gatishmërinë që shprehu ajo për të mbështetur edhe më tej Komitetin Olimpik të Kosovës. Gjithashtu, ai njoftoi ministren Dumoshi për proceset nëpër të cilat po kalon KOK-u.

Ata u pajtuan që sporti  edhe më tutje të jetë prioritet i MKRS-së me fokus të veçantë në investimet kapitale në infrastrukturë, masivizimin e sportit, ngritjen e cilësisë dhe nxjerrjen e talenteve të reja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)