19 Prill 2024

Sinan Bytyçi tërhiqet nga futbolli, për probleme në zemër

Manchester, 25 nëntor - Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re.

Për shkak të problemeve në zemër, Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare.

I dalë nga akademia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës, ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni.

I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles, në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve, vendosi të tërhiqet nga futbolli.

Në shenjë respekti, Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri në klub 22-vjeçarit, atë të zbuluesit të talenteve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)