20 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Prishtinë, 6 prill - Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe është një manifestim që ka për synim të bëjë ndryshime shoqërore dhe të nxis zhvillimin e komunitetit, paqen dhe mirëkuptimin.

Kjo ditë është shpallur nga Asambleja e OKB-së në vitin 2013 si një ndërlidhje me Lojrat e para moderne Olimpike të 6 Prillit 1896.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka mbështetë këtë iniciativë për ndryshime dhe zhvillime sociale. KON përmes kësaj dite tregon se si sporti si Lëvizje Olimpike ndikon në paqe, pajtim dhe zhvillim.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nesër do ta shënoj këtë ditë të rëndësishme të Zhvillimit dhe Paqes, ku do të bëjë promovimin e sporteve të reja të Federates së Pentatllonit Modern të Kosovës (loja me pistoleta laserike) dhe frizbi me nxënësit e lindur në vitin 2008 “Fëmijët e Pavarsisë”, si dhe nxënësit e shkollës fillore ”Ismajl Qemaili\" kanë përgaditur një ekspozitë ku kanë shprehur talentin e tyre për sport nëpërmjet punimeve.

Ky manifestim mbahet në mini amfiteatrin te Hotel Grand me fillim në ora 10:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)