19 Prill 2024

Shefit të futbollit rus i ndalohet të rikandidojë në FIFA

Gjenevë, 10 mars - Zëvendëskryeministri rus, Vitaly Mutko, i cili gjithashtu është edhe kryetar i Unionit të Futbollit rus, është ndaluar që të rikandidojë për Këshillin e FIFA-s.

Mutko tha se ai do ta apelojë këtë vendim.

Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi burime nga FIFA i thanë mediave se Mutko ka dështuar të kalojë testin e kryer nga komisioni për shqyrtim i FIFA-s.

Mutko i ka thënë agjencisë Tass se një kriter i ri i “neutralitetit politik”e ka ndaluar atë që të fitojë postin, duke shtuar se vendimi nuk do të ndikojë në përgatitjet e Rusisë për mbajtjen e Kupës së Botës më 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)