24 Mars 2019

Sergio Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Europë

Madrid, 24 shkurt - Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.

Sipas të përditshmes “AS”, kapiteni i Realit të Madridit kryeson listën e 10 lojtarëve më të ndëshkuar nga arbitrat në fushën e lojës, në La Liga, me 171 kartonë.

 Po kështu, ai kryeson edhe për Champions League me 36 kartonë, si dhe në kombëtare me 20 kartonë, transmeton Top Channel.

Në total, andaluziani ka akumuluar 274 kartona gjatë të gjithë karrierës së tij.

Në kampionatin spanjoll, Ramos duket se e ka më të lehtë të marrë kartona të verdhë apo të kuq, duke regjistruar një karton të marrë në çdo 212 minuta, ose në çdo 2 ndeshje e gjysmë.

Në Champions, mesatarja e Ramos është një karton çdo 3 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen spanjolle, një karton çdo 7.4 ndeshje.

Kur bëhet fjalë për përfaqësuesen spanjolle, Ramos nuk ka asnjë karton të kuq në 149 ndeshje të luajtura me “La Roja”-n. Në kampionat ka 19 kartona të kuq në 421 ndeshje, një karton i kuq në çdo 22 takime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)