28 Mars 2024

Scholes nënshkruan marrëveshje të re

Manchester, 16 prill - Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, iu ka dhënë fund thashethemeve rreth pensionimit, duke nënshkruar marrëveshje të re njëvjeçare me klubin anglez.

Scholes, 35-vjeçar, ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Old Trafford, duke shënuar 100 gola në ligë dhe duke bërë mbi 400 paraqitje për United.

“Ne jemi të ngazëllyer që Paul do të qëndrojë edhe për një vit. Forma e tij këtë vit tregon se aftësia dhe kënaqësia e tij në fushë janë më të fuqishme se kurrë, dhe kjo është një arsye që ai të vazhdojë”, ka thënë menaxheri i klubit, Sir Alex Ferguson.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar për edhe një vit. Ndjehem mirë dhe po shijoj futbollin. Do të dëshiroja ta falënderoj menaxherin, stafin stërvitor dhe po ashtu edhe fansat për përkrahjen e vazhdueshme”, ka thënë Scholes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)