19 Prill 2024

Sanchez, futbollisti më i paguar në Angli

Londër, 24 janar - Përforcimi më i ri i Manchester United, Alexis Sanchez, nënshkroi me “Djajt e Kuq", në afatin kalimtar dimëror, pasi paraprakisht kishte vendosur të braktisë Londrën për një pagë të majme në klubin e tij të ri.

Mediat britanike njoftuan të martën se sulmuesi 29-vjeçar nga Kili, është pajtuar për një kontratë, e cila do ta lidhë me klubin në katër vitet e gjysmë të ardhshme, duke u bërë lojtari më i paguar në Premierligë me 500.000 sterlina në javë (570.000 euro).

Manchester United ka në ekip edhe lojtarë tjerë, të cilët marrin paga të majme, nga më të paguarit në Premierligë.

Mesfushori francez Paul Pogba ka një pagë javore prej 290.000 sterlina, sulmuesi belg Romelu Lukaku fiton 250.000 sterlina në javë, ndërsa veterani suedez Zlatan Ibrahimovic, ka një pagë javore prej 220.000 sterlina.

Për sa kohë do të qëndroj në Manchester United, Sanchez do të mbajë numrin 7 në fanellë, numër ky i rezervuar dhe i veçantë në klub.

Gjatë sezonit 1965-66, numri 7 mbahej nga George Best, më vonë në sezonet 1992-1997 ky numër i takoi Eric Cantonas, që më vonë në sezonet 1997-2003 ta mbaj njëri nga emrat më të shquar të klubit, David Beckham. Pas largimit të tij nga klubi, numri i rezervuar i takoi Cristiano Ronaldos në sezonet 2003-2009, dhe së fundmi Memphis Depayt në vitet 2015-2017.

Transferimi i Alexis Sanchez në Manchester, pritet të konsolidojë repartin sulmues të klubit.

Këtë sezon, ekipi ka shënuar 49 gola në 24 ndeshje të luajtura në Premierligë.

Golashënuesi më i mirë është Lukaku me 11 gola i ndjekur nga Anthony Martial me nëntë, Jesse Lingard ka shënuar shtatë herë, Marcus Rashford katër, ndërsa Juan Mata dhe Pogba kanë nga tre gola të shënuar.

Sanchez nga ana e tij, ka shënuar shtatë gola në 19 paraqitje për Arsenalin në edicionin aktual të Premierligës.

Kalimi i Sanchezit u zyrtarizua të hënën në mbrëmje, ndërsa transferimi i tij nga Arsenali në Manchestër United u shoqërua me lëvizjen e mesfushorit Henrikh Mkhitaryan në drejtim të kundërt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)