18 Prill 2024

“Run With Color” vjen për herë të parë sot në Kosovë

Prishtinë, 22 prill - Ish bursistët e programit për këmbim të nxënësve të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Kennedy Lugar Youth Exchange and Study (YES), organizojnë për herë të parë në Kosovë “Run with Color”.

Programi YES për këmbim dhe edukim menaxhohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar dhe financohet nga Zyra për Edukim e Departamentit Shtetëror Amerikan.

"Run with Color" është organizimi i parë i këtij lloji në Kosovë. Garat me ngjyra janë evente që organizohen në të gjithë botën me qëllime të ndryshme bamirësie. Pjesëmarrësit, të veshur në ngjyra të bardha, vrapojnë duke u spërkatur me ngjyra jo të dëmshme, që e bëjnë vrapimin shumë atraktiv dhe interesant.

Qëllimet e eventit janë nga më të ndryshmet, si: mbledhja e fondeve për shoqata të ndryshme, festimi i lumturisë e i shëndetit.

Ky organizim, që po vjen në Kosovë ka për qëllim kryesor mbledhjen e fondeve për Shoqatën e Të Shurdhërve në Kosovë, me ç’rast të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë në drejtim të shoqatës.

YES fton të gjithë personat që dëshirojnë të ndihmojnë shoqaten e të shurdhërve dhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë në një eksperincë kaq unike për herë të parë në Kosovë!

 "Run with Color" do të mbahet më 22 prill, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 12 në drekë dhe do të jetë një vrapim relativisht i lehtë, 3 kilometra. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të veshin bluza të bardha dhe mundësisht të kenë edhe syze me veti, për shkak të ngjyrave.

Çmimi i biletave për pjesmarrje do të jetë 2€, mirëpo pasi që qëllimi kryesor është mbledhja e sa më shumë fondeve, donacionet do të jenë shumë të mirëpritura. Biletat shiten tek vendi i ngjarjes.

Për ta bërë organizimin sa më interesant, në dispozicionin e pjesmarrësve dhe shikuesve do të ketë muzikë me DJ dhe “color party” për të festuar fundin e maratonës. Gjithashtu 3 finalistët do të shpërblehen me një çmim simbolik nga YES Kosova.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)