23 Mars 2019

Rooney serish i dehur, arrestohet në SHBA

Washington, 7 janar - Wayne Rooney vazhdon të ketë probleme me alkoolin. Sulmesi anglez i DC United në Major League soccer u arrestua në 16 dhjetor të 2018 në aeroportin e Washingtonit pasi ishte në gjendje të dehur.

Lajmi u konfirmua nga forcat e rendit, por u bë publik vetëm në orët e fundit.

Rooney që duket se ishte në bordin e një avioni që vinte nga Arabia Saudite, u lirua pak orë më vonë pasi pagoi një gjobë prej 116 dollarësh. Por jo vetëm kaq, sipas medias britanike, Rooney, përpara se të ndalohej nga agjentët e sigurisë në aeroport, kishte hequr bluzën e tij.

Vesi i alkoolit i ka hapur edhe më parë probleme Rooneyt. Në të kaluarën sulmuesit anglez iu hoq patenta për këtë arsye, ndërkohë që ai u detyrua të kryejë 100 orë shërbim social në komunitet. Wayne Rooney është futbollisti më i paguar në historinë e DC United me anglezin që ka një pagë bazë prej 2.8 miliionë Dollarësh.

Kësaj shifre i shtohen edhe përfitimet nga të drejtat e imazhit, bonuse të ndryshme dhe sponsorët. Rooney ka me DC United një kontratë deri në vitin 2020 me opsion rinovimin e saj edhe për një vit tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)