16 Prill 2024

Ronaldo shpallet për herë të gjashtë lojtari i vitit

Dubai, 30 dhjetor - Cristiano Ronaldo është shpallur për herë të gjashtë lojtari i vitit për meshkuj në Çmimet e Futbollit "Globe" të Dubait.

Ronaldo e rifitoi përsëri trofeun pas një viti të shkëlqyer si me "Juventusin", ashtu edhe me kombëtaren portugeze.

"Faleminderit atyre që më votuan. Është një nder i madh që ndodhem këtu dhe marr këtë çmim të mrekullueshëm. Dhe natyrisht shpresoj që të jemi përsëri këtu vitin e ardhshëm. Faleminderit të gjithëve dhe Gëzuar Vitin e Ri", u shpreh ai.

Për femra, anglezja Lucy Bronze mori trofeun e lojtares së vitit.

Çmimi i trajnerit të vitit iu dha Juergen Klopp-it të "Liverpulit", pasi ai e udhëhoqi skuadrën e vet në fitoren e Ligës së Kampioneve të UEFA-s 2018-19.

Çmimet për "Liverpulin" nuk u ndalën këtu, pasi ai u vlerësua po ashtu klubi më i mirë i vitit, ndërsa mbrojtësi i portës së "të kuqve" Alisson Becker u shpall portieri më i mirë i vitit. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)