19 Prill 2024

Ronaldo shënon tregolëshin e parë në Serinë A

Torino, 8 janar - Cristiano Ronaldo shënoi tregolëshin e tij të parë në "Serinë A", duke i dhënë "Juventusit" fitoren 4-0 brenda fushe kundër "Kaljarit".

Ronaldo ka shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në kampionatin italian të futbollit. Fitorja nuk e çoi dot "zonjën e vjetër" në krye të "Serisë A", pasi "Interi" mundi "Napolin" 3-1.

Të dy skuadrat kanë tani nga 45 pikë, por "zikaltrit" kanë golavarazh më të mirë. Ndërkohë, rikthimi i Zlatan Ibrahimoviçit nuk e çoi dot "Milanin" drejt fitores.

Gjigantët e dikurshëm arritën vetëm një barazim pa gola me "Sampdorian", duke mos shënuar për të tretën ndeshje me radhë në kampionat.

Ibrahimoviçi u ndërrua në pjesën e dytë.

Kjo ishte ndeshja e parë e 38-vjeçarit që pas largimit nga "LA Galaxy" muajin e kaluar.

Trajtneri i "Milanit" Stefano Pioli tha se Ibrahimoviçi e ndihmoi skuadrën, pavarësisht rezultatit zhgënjyes.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)