28 Mars 2024

Ronaldo: Messi më i miri në botë

SHBA, 20 prill - Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar superior.

Dyshja kanë qenë rivalë të ashpër me të dy që kanë fituar titullin e Lojtarit në të Mirë të Vitit në Evropë dhe Botë gjatë dy viteve të kaluara.

I pyetur nëse Messi tash është më i mirë në botë, Ronaldo ka thënë për ‘News of the World’: “Ndoshta po, pasi Barcelona është një ekip fantastik”.

“Messi ka luajtur në mënyrë fantastike këtë vit dhe vitin e kaluar. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, por ekipi i tij i ka ndihmuar shumë sipas mendimit tim”.

“Nëse pyetni ‘Kush është ekipi më i mirë?’, ndoshta Barcelona, pasi ka fituar gjashtë titujt e fundit, ata kanë vazhduar atë formë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një arritje e madhe. Mendoj se ekipi është shumë i fuqishëm. Ata i ndihmojnë shumë Messi, por ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)