19 Prill 2024

Roma kërkon William Gallasin

Romë, 5 mars - Sipas mediave në Itali, Roma dëshiron ta angazhojë mbrojtësin e Arsenalit, William Gallas.

 

Romakët janë në kërkim të lojtarëve kualitativ kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit, me qëllim që të jenë më garues pa harxhuar shumë para.

Spekulohet se drejtuesit e Romës tashmë kanë vënë kontakte me mesfushorin e Palermos, Fabio Simplicio. Braziliani është në vitin e fundit të marrëveshje dhe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën.

Spekulimet e fundit në mediat italiane thonë se Roma do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për të angazhuar edhe William Gallas.

 

33-vjeçari ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen me Arsenalin dhe të dyja palët tashmë një kohë të gjatë janë në negociata.

Wenger lojtarëve të moshuar u ofron vetëm marrëveshje njëvjeçare, megjithatë Gallas dëshiron marrëveshje më të gjatë.

 

Roma besohet se do të shfrytëzojë këtë mosmarrëveshje për t’i ofruar francezit transferim në Serie A dhe qëndrim më të gjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)