21 Tetor 2018

Roma ble sulmuesin Justin Kluivert për 20 milionë euro nga Ajax

Romë, 12 qershor - 19-vjeçari, djali i golashënuesit të tretë më të mirë të Holandës, Patrick Kluivert, firmosi një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Justin Kluivert është tashmë zyrtarisht futbollist i Romës. Sulmuesi holandez, djali i golashënuesit të tretë më të mirë të Holandës (40 gola), Patrick Kluivert, ka zbarkuar në Romë në orët e vona të së hënës, ndërsa gjatë mesditës së sotme ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka hedhur të zezën mbi të bardhë.

Transferimi i tij në Serie A i ka kushtuar Romës 20 milionë euro. 19-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Kluivert u prit në aeroport nga rreth 250 tifozë verdhekuq, që e përshëndetën blerjen e re me kore dhe flamuj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2018

- Shoqëria Civile e Ferizajt organizon MiniMaratonen 5 km "Vrapo për Tetorin" e cila mbahet për tu sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky event do të dhurohen për shërimin e tyre. (Ferizaj, ora 10:00)

- Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)