20 Prill 2024

Roger Federer, zgjidhet sportisti më i mirë i vitit 2017

Paris, 28 shkurt - Njëzet herë kampion tenisi në "Grand Slam", Roger Federer, ka fituar çmimin e madh në "Laureus World Sports Award", duke u shpallur si sportisti më i mirë i vitit 2017.

Ndarja e çmimeve "Laureus" është një ceremoni vjetore që nderon individët dhe ekipet më të suksesshëm nga bota e sportit, së bashku me arritjet sportive më të mira gjatë gjithë vitit.

36-vjeçari zviceran këtë vit u rikthye triumfues në fushë, duke fituar edhe dy grand slame, titujt kampion në "Australian Open" dhe "Wimbledon" 2017.

"Të jem i sinqertë, ka qenë e mrekullueshme të mos bindja njerëzit e tjerë se ishin gabim, por t'i jepja prova vetes dhe ekipit tim se ishim duke bërë gjënë e duhur, se ne e kishim një plan dhe ia dolëm mbanë."

"Ne besonim se mund të mundnim më të mirin. Ne kishim besim se ishim më të mirët. Ne besonim se unë mund të fitoja edhe një tjetër "Grand Slam"."

"Ky është mendimi im dhe ndihem tepër krenar dhe i lumtur që jam vlerësuar me këto dy çmime duke e ditur fare mirë se shumë atletë të tjerë i meritojnë këto çmime po aq sa unë, ndoshta edhe më shumë se sa unë. Por unë i pranoj këto çmime me kënaqësi. ", u shpreh Roger Federer pas fitores.

Serena Uilliams mori çmimin si sportisja femër më e mirë e vitit pasi fitoi çmimin e saj të 23-të të madh në vitin 2017.

Formula 1, Mercedes, u vlerësuan si skuadra e vitit dhe titullin e tërhoqi kampioni i vitit 2017, Lewis Hamilton-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)