17 Korrik 2018

Robinho dënohet me 9 vite burg, përdhunoi një 22-vjeçare shqiptare

Lombard, 24 nëntor - Një gjykatë e Milanos e ka shpallur atë fajtor për ushtrim dhune në grup ndaj një femre 22-vjeçare me kombësi shqiptare, në janar të vitit 2013.

Futbollisti brazilian, Robinho, ish-sulmues i AC Milan, Manchester City dhe Real Madrid, është dënuar të enjten në Itali me 9 vite heqje lirie për përdhunim në grup.

Siç bën të ditur agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, faktet kanë treguar veprimet e tij në janar të vitit 2013, kur Robinho luante në Milano.

Një gjykatë e qytetit Lombard e ka shpallur atë fajtor për ushtrim dhune në grup ndaj një femre 22-vjeçare me kombësi shqiptare.

Për të njëjtin krim akuzohen gjithashtu 5 persona të tjerë.

Mediat italiane theksojnë se Robinho dhe 5 miq të tij kanë ushtruar dhunë për marrëdhënie seksuale ndaj të resë shqiptare.

Karriera e tij si futbollist nisi tek Santos, ku shkëlqeu që 17 vjeç dhe më pas u transferua për shifra të larta në klubet më të mëdha evropiane.

Real Madridi derdhi në llogari të Santos plot 24 milionë euro. Më pas ishte Manchester City që bleu nga spanjollët shërbimet e brazilianit për 43 milionë euro.

Nga klubi britanik, Robinho kaloi tek italianët e AC Milan për 18 milionë euro. Pas fundit të kontratës me kuqezinjtë në sezonin 2014-2015, sulmuesi brazilian luajti 6 muaj në kampionatin kinez për Guangzhou Evergrande, ndërsa në shkurt të 2016-s u kthye në vendlindje.

Robinho, 33 vjeç, luan tashmë në Brazil me Atletico Mineiro. Ai numëron 100 paraqitje me kombëtaren e futbollit të Brazilit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor i Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/BE, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojë zyrtarisht procesin e digjitalizimit të shënimeve të dënimeve të vjetra në tërë Kosovën. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)