29 Mars 2024

Rion Xhemajli një yll i madh në ngritje në futbollin e Zvicrës

Gjilan, 26 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ftuar sot në zyrën e tij sportistin e ri gjilanas, Rion Xhemajli vetëm 14 vjeçar, i cili jeton në shtetin e Zvicrës me qëllimin e vetëm për t’i dhënë mbështetjen dhe njëkohësisht për ta falënderuar për sukseset e arritura në klubin sportiv të Solothurnit dhe në përfaqësuesen kombëtare të futbollit të Zvicrës U15.

“Rion Xhemajli, është një yll i madh në ngritje. Ky tashmë Gjilanin dhe Kosovën e ka bërë krenar me sukseset dhe angazhimet e tij. Është një hero i ri me moshë i Gjilanit në Zvicër, por me një të ardhme që pritet shumë nga ky. Sukseset në këtë familje janë edhe më të mëdha, sepse edhe motra binjake e Rionit është e suksesshme në U17 dhe që të dy janë dy e tri vite përpara gjeneratës së tyre”

“Kjo është gjenerata e tretë e mërgimtarëve në diasporë, që po vulos suksese në shumë fusha si në kulturë, sport, arsim, shëndetësi ekonomi dhe gjitha fushat e tjera, krahas shtetasve të vjetër në Zvicër”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, derisa ka përgëzuar të gjithë bashkatdhetarët të cilët janë të angazhuar në forma të ndryshme në mërgatë.

Rioni shkurtimisht ka thënë se prioritet e ka angazhimin maksimal në fushën e sportit dhe të jetës në përgjithësi.

“Angazhohem dhe po punoj që të mos zhgënjej Gjilanin, Kosovën dhe as familjen time, e cila më mbështet në çdo hap. Ai ka falënderuar njëkohësisht kryetarin Haziri për ftesën dhe motivin që i ka dhënë për të vazhduar më tutje në punën e tij”, ka përfunduar sportisti gjilanas Rion Xhemajli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)