29 Mars 2024

Ribery e Mourinho drejt Old Traffordit

Manchester, 22 prill - Jose Mourino dhe Franck Ribery mësohet të jenë caqet kryesore të Manchester Unitedit për këtë afat kalimtar veror.

Sipas burimeve brenda Unitedit, klubi nga Old Trafford dëshiron që t’ia ofrojë Dimitar Berbatovin skuadrës së Bayern Munichut plus 40 milionë euro për të sjellë Franck Riberyn në Mançester.

Kjo ofertë do të ishte lehtë e pranueshme për drejtuesit bavarezë kur dihet se kontrata e Ribery skadon sezonin e ardhshëm.

Jose Mourinho me paraqitjen e djeshme të skuadrës së tij ndaj Barcelonës, më shumë se kurrë ka bindur drejtuesit e Old Trafford që ta përcaktojnë atë si pasuesin e Fergusonit.

Sidoqoftë, portugezi do të duhet të nënshkruajë një parakontratë në të cilën do të garantonte qëndrimin tek Inter dhe për një sezon, e më pas të transferohet në Old Trafford, në kohën kur dhe do të pensionohet Ferguson.

Asnjë prej këtyre spekulimeve nuk janë konfirmuar zyrtarisht, si nga agjentët e të lartpërmendurve ashtu edhe nga zyrtarët e klubeve respektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)