19 Prill 2024

Reina: Liverpooli prej klubeve më të mira në botë

Madrid, 9 prill - Portieri spanjoll Pepe Reina ka nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me ekipin e Liverpoolit dhe thotë se edhe nëse dështojnë në Europa League dhe në garën për pozitën e katërt, ky do të vazhdojë të jetë një prej klubeve më të mira në botë.

Trajneri Rafa Benitez tashmë një kohë të gjatë ka paralajmëruar se ata janë në fund të negociatave me Reina për të vazhduar kontratën e tij. Daily Post ka shkruar se portieri mbrëmë ka nënshkruar marrëveshjen e re e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2016.

“Pse jam besnik ndaj Liverpoolit? Pasi jam i lumtur këtu dhe klubi është i lumtur me mua. Nuk shoh arsye për t’u larguar. Vërtet nuk e di si ta shpjegoj, por është fjala për ndjenjë. Ndjehem i dashur që nga fillimi i karrierës në Liverpool”.

“Nuk është që gjithmonë të jesh në klub më konkurrues ose në klubin më të madh në botë, është e rëndësishme të jesh në klubin e duhur. Dhe Liverpooli edhe është një prej klubeve më të mira në botë. Pavarësisht çfarë do të ndodhë me sezonin, edhe më tej flasim për Liverpoolin”, ka thënë Reina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)