29 Mars 2024

Reali, Ofron 30 milion euro për shërbimet e Zherard

Madrid, 14 mars - Real Madridi pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve është duke menduar për përforcimin e skuadrës me futbollistë të rinj.

I pari që bën pjesë në planet e skuadrës “mbretërore” është kapiteni i Liverpullit, Stiven Zherard për shërbimet e të cilit drejtuesit e skuadrës nga “Santiago Bernabeu” janë të gatshëm që të harxhojnë diku rreth 30 milionë sterlina.

Sipas “Daily Star”, eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve i ka detyruar drejtuesit “madrilen”, që të shikojnë alternativa tjera, ndërsa sipas tyre njeriu i duhur do të ishte Zherard, i cili mund të largohet nga “Enfilld Roud”, në rast se Liverpulli nuk siguron një vend për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Anglezi, Zherard me Liverpullin ka kontratë që e mban atë në “Enfilld” deri në vitin 2013, por një ofertë joshëse nga Reali, do të thoshte se transferimi i mesfushorit anglez nuk do të ishte ndonjë problem i madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)