18 Prill 2024

Reali kërkon Silven dhe Neymarin

Madrid, 15 prill - Pas dështimit të Realit të Madridit në këtë sezon, presidenti i kësaj skuadre, Florentino Perez që tani ka filluar me planet për sezonin e ri.

Sipas medieve spanjolle, Perez dëshiron që në skuadrën mbretërore të sjell mesfushorin e Valensias, David Silva. 24 vjeç është njëri ndër talentet më të madhej të futbollit spanjoll dhe po përcillet nga shumë skuadra të mëdha botërore, mirëpo falë marrëdhënieve të mira mes presidentëve të të dy skuadrave, pritet që Silva nga qershori të vesh fanellën mbretërore.

Perez për shërbimet e mesfushorit do të paguajë 25 milion euro dhe gjithë këtë procedurë dëshiron të mbyllë para fillimit të kampionatit botëror në futboll.

Kjo vjen për arsye se me paraqitjet e tija eventuale të mira në fanellën e Spanjës, çmimi i Silvës do të rritet.

Përveç mesfushorit spanjoll, Florentino Perez në skuadrën e tij dëshiron të sjell edhe talentin e ri të futbollit brazilian, Neymar. 18 vjeçari konsiderohet si talenti më i madh brazilian në dekadën e fundit. Për shërbimet e këtij futbollisti Perez është i gatshëm të paguajë 30 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)