24 Prill 2024

Reali gati 600 milion euro për Neymar

Madrid, 12 maj - Në Spanjë janë të sigurt, Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht çështjen e blerjes së Neymar nga Paris Saint Germain.

Presidenti i ‘Los Blancos’ është gati të shesë Karim Benzema e Gareth Bale për të krijuar një fond total investimi për sulmuesin brazilian prej 600 milionë eurosh, shifër që përfshin përveç pagesës së kartonit të lojtarit edhe pagën dhe shpërblimet e tij.

Sipas medias spanjolle, Babai i Neymar tashmë ka nisur të bëjë lëvizjet e tij për realizimin e këtij transferimi të futbollistit, i cili edhe pse ka një kontratë me PSG deri në 2022, nuk ka mundur të përshtatet me klubin parizien, ndërkohë që ka pasur probleme edhe ne raportet me Edinson Cavanin apo Angel Di Marian.

Gjithsesi gjithçka në këtë histori do të varet nga UEFA dhe sanksionet që ajo do të marrë ndaj PSG.

Ndërkaq, Neymar lëshon një mesazh që të lë të nënkuptosh qëndrimin e tij te Paris Saint Germain të paktën edhe për një sezon tjetër.

Sulmuesi brazilian në fakt ishte pjesë e imazhit të fanellës së re të klubit francez dhe Neymar e shprehu mirënjohjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Krenar që jam me fanellën e re dhe që do të vazhdoj t’i argëtoj të gjithë”-shkruante Neymar në Twitter, disa orë pas publikimit të uniformës së re të Paris Saint Germain. Një mesazh ky që i bën drejtuesit e kampionëve të Francës të marrin frymë lirisht.

Ndërsa pritet të shohim si do të përfundojë sezoni i dytë i telenovelës Neymar, nga Brazili vijnë lajme të mira përsa i përket pranisë së tij në Botërorin e Rusisë.

Mjeku personal i futbollistit, Rodrigo Lasmar, bëri të ditur se 25 vjeçari mund të kthehet të stërvitet normalisht duke nisur nga java e ardhshme që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion të Tites për ngjarjen më të madhe futbollistike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)