28 Mars 2024

Real synon ta trasnferoj Eden Hazardin

Madrid, 9 janar - Real Madrid prej kohësh po kërkon të bëjë një lëvizje të rëndësishme në merkato dhe të gjitha hamendësimet të çojnë te belgu Eden Hazard.

Prej kohësh në idetë e trajnerit Zinedine Zidane, sulmuesi 27-vjeçar mund të jetë një nga synimet e klubit madrilen në merkaton e sapohapur apo ndoshta për ta shtyrë në atë pasardhësen në vere.

Hazard nëpërmjet babait të tij ka konfirmuar se ka refuzuar dy herë rinovimin e kontratës me skuadrën aktuale, Chelsea.

Qëllimi i Hazard është që të bashkohet me Real Madrid dhe për këtë duket se punon më shumë edhe trajneri Zidane, i cili ka bindur Ronaldon të luajë më i avancuar në skemën e tij.

Në këtë mënyrë Zidane do të ketë një tjetër zgjidhje edhe taktike për skuadrën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)