21 Tetor 2019

Ramos po mendon largimin nga Reali

Madrid, 24 maj - Sergio Ramos po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Real Madrid. Sipas sportives spanjolle “AS”, kapiteni 33-vjeçar ka parë disa situata në klub të cilat nuk i kanë pëlqyer dhe që i kanë sjellë një “konsumim”.

Mendohet se problemi i qendërmbrojtësit është me Presidentin e klubit, Florentino Perez, me të cilin ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e 5 marsit, pas eliminimit të Real Madrid nga Ajax, në Champions League.

Kur Presidenti kritikoi ashpër ekipin pas humbjes, Ramos I doli në mbrojtje shokëve të skuadrës. Në këtë moment, Presidenti I tha kapitenit se kishte marrë shumë ditë pushimi.

“Kam dhënë maksimumin për këtë klub dhe për ty, por nëse do, më paguaj dhe unë iki”, është përgjigjur Ramos.

Shokët e tij menduan se me kohën situata do të qetësohej, por marrëdhënia mes kapitenit dhe Presidentit vazhdon e njëjtë dhe praktikisht nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)