19 Korrik 2018

Qeveria merr vendim që Shtëpia e Sportit të kalojë në pronësi të Ministrisë

Prishtinë, 23 mars - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të autorizojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të ndërmarrë tërë veprimet e nevojshme për shpronësimin e pronës së paluajtshme, përkatësisht Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Objekti në të cilin janë të vendosur Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe shumica e Federatave të Kosovës, me këtë vendim të Qeverisë pritet të kalojnë në pronësinë e MKRS-së.

Ministria e vlerëson se kalimi i shtëpisë së sportit në pronën e saj bëhet me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e Sportit në Republikën e Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë ka argumentuar se “Objekti i Shtëpisë së Sportit është objekt me interes publik, në të cilin janë të vendosura Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe shumica e Federatave Sportive të cilat i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre administrative."

"Marrja e këtij Autorizimi neve do të na mundëson që menjëherë t’i fillojmë punët përgatitore për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për shpronësimin e këtij objekti.”

“Gjatë kryerjes së punëve përgatitore do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet relevante në kompletimin e  elaboratit të kësaj lënde dhe të njëjtën do ta përcjellim sipas procedurave të rregullta në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor për shqyrtim të mëtutjeshëm”, ka shtuar ministri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të zhvillojë politika të qëndrueshme në mënyrë që të përmirësojë infrastrukturën sportive në vend. Objekti simbol i sportit para dhe pas luftës, ‘Shtëpia e Sportit’ duhet të vazhdojë të mbetet pjesë e infrastrukturës fizike të ministrisë dhe nuk duhet të tjetërsohet, është konstatimi i MKRS-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018

 - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)