22 Qershor 2018

PSG synon edhe Cristiano Ronaldon

Paris, 5 janar - Nëse në verën që lamë pas arriti të merrte brazilianin Neymar, Paris Saint German (PSG) ka vënë në shenjestër për verën e ardhshme Cristiano Ronaldon.

Lajmi është zbuluar nga “El Confidential”, sipas së cilës klubi parizien kërkon të përfitojë nga ‘llastimet’ e fundit të luzitanit, që kërkon rritjen e pagës.

Presidenti Florentino Perez ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do ti bindet kërkesës së fituesit të Topit të Artë, ndërkohë që PSG pretendon të bëjë një treshe ëndrrash me Neymar dhe Mbappe.

Një lëvizje e mundshme e Ronaldos në Paris do të krijonte një efekt zinxhir dhe jo vetëm me këto dy skuadra.

 Kështu për të zbutur operacionin ekonomik, klubi i drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi po kërkon që të bindë uruguajin Cavani të zhvendoset në Bernabeu.

Në fakt Cavani, që nuk është shumë i kënaqur me ardhjen e Neymar do të ishte zëvendësuesi ideal për Karim Benzema që po përgatit valixhet për të lënë Madridin në verë.

Nga ana tjetër Real Madrid duhet të fillojë të mendojë për zëvendësuesin e Ronaldos dhe në mendje vjen një preferencë e vjetër e trajnerit Zidane, Eden Hazard.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)