17 Nëntor 2019

PSG prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra

Paris, 21 shkurt - Paris Saint-Germain ka vendosur që të prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra.

Klubi francez, me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tij të internetit dha lajmin se 33-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Diarra nuk kishte besimin e trajnerit Tomas Tuchel, pasi në mesfushë gjermani preferonte futbollistë si Marquinhos, Verratti, Draxler apo Leandro Paredes. Pa përmendur këtu Adrien Rabiot, i cili nuk përfshihet në ekip pasi po refuzon që të rinovojë kontratën e tij.

Këtë sezon, Lass Diarra, ish-mesfushor i Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Marseille, ka luajtur vetëm 3 ndeshje me PSG.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 nëntor 2019

- Zbulohet pllaka përkujtimore e selisë së Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti përballë Sllovenia Sportit në Prishtinë, ora 13:00) 
 
- Zbulohet pllaka përkujtimore e selisë tjetër të Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Lagja Bregu i Diellit rruga Mehmet Gradica, hyrja nr.14 në Prishtinë, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Angli. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 18:00)