29 Mars 2024

PSG ofertë për Alex Sandro

Paris, 6 gusht - Paris Saint Germain nuk po ia del të bindë Juventusin për të rrëmbyer mbrojtësin e majtë brazilian, Alex Sandro, pavarësisht ofertave gjithnjë në rritje për kartonin e tij.

Pikërisht për këtë arsye, vëmendja e parizienëve është zhvendosur në Milano, ku kanë kërkuar informacion për mbrojtësin e majtë të Interit, Henrique Dalbert.

Ky i fundit erdhi te zikaltrit verën e kaluar, nga Nice, për rreth 28 milionë euro por në sezonin që sapo u mbyll, nuk arriti të lerë gjurmë në kampionatin italia.

Spalletti po punon me kujdes në këto miqësore vere me djaloshin brazilian dhe kërkon ta rikthejë si protagonist, por ndërhyrja e PSG-së, mund të bëjë që Dalbert të rikthehet edhe njëherë në kampionatin francez.

Zikaltrit do të ishin 5të kënaqur nëse do ta shisnin menjëherë për shumën e 25 milionë eurove, para që më pas do t’i investonin te anësori i Manchester United, Matteo Darmian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)