20 Shtator 2021

PSG, Chelsea dhe Tottenham në garë për Franck Kessie

Londër, 9 shtator - Franck Kessie vijon të refuzojë rinovimin e kontratës me Milanin, pasi ka kërkuar një pagë shumë më të lartë se ajo që i ofrojnë kuqezinjtë, ndaj Maldini e Massara po mendojnë të shesin mesfushorin që në merkaton e janarit.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë deh përveç Paris Saint Germain, së fundi në garë janë përfshirë edhe klubet e kampionatit anglez si Chelsea e Tottenham, të cilat janë gati jo vetëm të kënaqin pretendimet e mesfushorit, por edhe të paguajnë një shifër simbolike për kuqezinjtë gjatë muajit janar.

Sipas mediave italiane, të dy klubet londineze kanë nisur negociatat me menaxherin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë dhe janë treguar të gatshëm të plotësojnë pretendimet e tij ekonomike për verën e ardhshme.

Megjithatë duke qenë se gara është bërë e fortë dhe Milani mund të veprojë me “dorë të hekurt” duke e dërguar Kessie në tribunë, atëherë Chelsea dhe Tottenham mund të tregojnë gatishmërinë për të paguar rreth 10-15 milionë euro, për ta marrë futbollistin që në muajin janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)